Site icon Telegrafi

Vrsajlko kalon testet mjekësore te Interi

Mbrojtësi kroat, Sime Vrsaljko, ka kaluar testet mjekësore te Interi.

Kroati tani pritet edhe zyrtarisht të prezantohet si lojtar i klubi zikaltër në ditët në vazhdim.

Skuadra nga Milano pritet t’i paguajë Atletico Madridit 6.5 milionë euro për të huazuar, ndërsa nëse dëshirojnë blerjen e tij, duhet të paguajnë eh 17.5 milionë tjera.

https://twitter.com/_FedeNerazzurra/status/1024624009256742912

Në sezonin e fundit kroati u paraqit në 29 ndeshje për Atleticon, por nuk arriti të shënojë asnjëherë.

Ndërsa në La Liga arriti të dhurojë katër asistime për bashkëlojtarët e tij.

Lexo po ashtu Rikthimi i Serie A si superfuqi në tregun e transferimeve - Shpenzimet e mëdha të klubeve dhe dëshira e lojtarëve për të luajtur në Itali e kthejnë kampionatin në majë

Në të kaluarën në Serie A ka luajtur për Sassuolon dhe Genoan, duke treguar paraqitje të mira.

26-vjeçari është prodhim i akademisë së Dinamo Zagrebit. /Telegrafi/

Exit mobile version