Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe agjencia e sigurisë, Shin Bet thonë se zëvendësi i njësisë propagandistike të Xhihadit Islamik Palestinez u vra në një sulm ajror në Rripin e Gazës.
Sipas IDF dhe Shin Bet, Wael Abu Fanounah ishte përgjegjës për publikimin e videove të grupit terrorist, duke përfshirë ato të gjuajtjes me raketa në Izrael dhe krijimin e videove propaganduese të pengjeve.
Ai thotë se Abu Fanounah ka mbajtur më parë poste të tjera të larta në Xhihadin Islamik, duke përfshirë edhe asistent i Khalil Bahtinit, komandantit të grupit terrorist në Gazën veriore.
Ndërkohë, në Rripin qendror të Gazës, IDF thotë se rezervistët e Brigadës 179 gjetën një depo armësh në një ndërtesë pasi RPG-të u qëlluan ndaj trupave nga zona.
Në Gazën veriore, IDF thotë se rezervistët e Brigadës së 5-të luftuan dhe vranë disa persona të armatosur të Hamasit gjatë disa angazhimeve, duke përfshirë përdorimin e bombardimeve me tanke dhe thirrjen për sulme ajrore.
Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë ndaj militantëve palestinezë pasi këta të fundit organizuan sulmin terrorist, një ndër më të përgjakurit në histori të shtetit izraelit. /Telegrafi/
The IDF and Shin Bet security agency say the deputy head of the Palestinian Islamic Jihad's propaganda unit was killed in an airstrike yesterday in the Gaza Strip.
Wael Abu Fanounah, according to the IDF and Shin Bet, was responsible for publishing the terror group's videos,… pic.twitter.com/757XkoLQRd
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) January 19, 2024