Site icon Telegrafi

Vritet “truri” i sulmeve në “Charlie Hebdo”

Një lider i Shtetit Islamik, i konsideruar “truri” i sulmeve ndaj redaksisë së gazetës satirike “Charlie Hebdo”, janarin e vitit 2015 në Paris, është vrarë në një sulm ajror të forcave amerikane në Siri.

Lajmin e kanë bërë të ditur këtë të premte burime ushtarake amerikane, sipas të cilave Boubaker el Hakim ka vdekur më 26 nëntor në Raka, transmeton tch.

Franko-tuniziani 33-vjeçar ka qenë mbikëqyrësi i vëllezërve Said dhe Sherif Kouachi, që kryen masakrën ndaj gazetarëve dhe ilustruesve të “Charlie Hebdo”.

 

Exit mobile version