Telegrafi

Vritet shqiptari në Greqi, shoqërohet në polici bashkatdhetari si autor i dyshuar

Një shtetas shqiptar është gjendur i vdekur, në oborrin e shtëpisë në të cilën jetonte në ishullin e Salamines 10 km në perëndim të Athinës.

Sipas policisë greke, viktima u gjet prej një shoku të tij të cilin e mbante në banesë, teksa është konstatuar se është qëlluar me armë zjarri pas koke.

Mësohet se viktima quhet Aleksander Llazar Zaka i datëlindjes 1972.

51-vjeçari njihej si njeri i qetë dhe pa probleme dhe kishte 15 vite pa ardhur në Shqipëri.

Lidhur me ngjarjen është shoqëruar dhe po merret në pyetje miku i viktimës Fatjon Pjetri, i cili është i dyshuar për vrasjen e 51 vjeçarit.

Fatjon alias Dritan Pjetri, 42 vjeç nga Lezha nuk ka precedent penal dhe aktualisht po merret në pyetje nga policia greke, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e krimit. /tch/