Politikania ukrainase e ekstremit të djathtë dhe ish-deputetja, Irina Farion vdiq në spital nga plagët e marra në atentat pasi një sulmues i panjohur e qëlloi atë para shtëpisë ku ajo jetonte, njoftoi në Telegram kryebashkiaku i Lviv, Andriy Sadovy.
“Komuniteti i qytetit të Lviv shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe e donin. Kjo është shumë e frikshme”, tha kryebashkiaku.
Vdekjen e Farionit e ka konfirmuar edhe Natalija Matolinc, shefe e shërbimit anesteziologjik të Shoqatës Mjekësore të Lviv.
❗️💥🇺🇦 – The notorious former people’s deputy of Ukraine Irina Farion was shot in Lvov.
Ukrainian police confirmed the attempted murder of Irina Farion
The police statement does not mention the victim’s name, but indicates his age as 60 years old, the same as Farion’s age.
An… pic.twitter.com/7sKH2vrZch
— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) July 19, 2024
Sipas saj, me gjithë tentativat, mjekët nuk arritën t’i shpëtonin jetën politikanes.
Sulmi ndaj një ish-deputetes është klasifikuar si tentativë për vrasje dhe hetimi i krimit është në një fazë të hershme, njoftoi ministri i Brendshëm ukrainas, Igor Klimenko.
Sipas mediave ukrainase, sulmuesi e ka pritur ish-deputeten pranë shtëpisë dhe kur ajo ka dalë, i është afruar me vrap dhe e ka qëlluar me armë zjarri.
Farion punoi për 30 vjet si profesoreshë e gjuhës ukrainase në Universitetin Kombëtar të Lviv dhe u pushua nga puna në fund të vitit të kaluar pas deklaratave në të cilat ajo vinte në dyshim patriotizmin e anëtarëve rusishtfolës të ushtrisë ukrainase dhe publikimit të deklaratave pro-ukrainase dhe adresën e emailit privat të një studenti në Krime, gjë që shkaktoi në arrestimin e saj. /Telegrafi/