Site icon Telegrafi

Vritet një tjetër reper

Reperi i quajtur Capo është qëlluar për vdekje në anën jugore të Chicagos.

Burimet e TMZ treguan se të shtënat ndodhën mbrëmë rreth orës 02:00, ndërsa viktima është goditur në shpinë.

22-vjeçari është dërguar menjëherë në spital por, ai më vonë vdiq nga plagët e marra, transmeton Klan Kosova.

Kur të dyshuarit kishin ikur, ata kishin goditur edhe një endacak në rrugë dhe një fëmijë 13 muajsh.

Sipas TMZ në lidhje me këtë rast, policia ka dy të dyshuar në paraburgim.

Exit mobile version