Një personka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme pas një mosmarrëveshje me perona të tjerë në Zllakuqan të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, teksa ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:20.
“Viktima është plagosur me armë dhe është dërguar në Emergjencën e Pejës, por pas pak kohësh mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij. I dyshuari është në kërkim. Policia menjëherë ka arritur që t’i arrestojë 3 persona që dyshohet se janë të involvuar në rastin”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/