Telegrafi

Vritet një person në Queens, publikohet momenti i shkrepjes së gjashtë plumbave (Video, +18)

Një burrë është vrarë gjatë të shtënave me armë që kishin ndodhur gjatë të dielës, në stacionin e metrosë në Jackson Haigs në Queens.

Në rrjetet sociale është shfaqur videoja që tregon pikërisht momentin e të shtënave. Vetëm disa sekonda para të shtënave, burri shihet duke u rrahur me një person tjetër, transmeton Telegrafi.

Megjithatë njëri prej tyre arrin të ngritet në këmbë dhe derisa mbante në dorën e djathtë revolen, disa sekonda më pas dëgjohen shkrepjet e gjashtë plumbave.

Personi që filmoi sulmin e tmerrshëm, pas të shtënave futet në njërin nga vagonët e trenit nga frika se mund ta pësojë edhe ai. Ndërkaq në vazhdimin e videos, në kuadër të kamerës shihet burri duke qëndruar i shtrirë në tokë.

Policia amerikane ka njoftuar se është vënë në kërkim të burrit që dyshohet për vrasje, raportojnë mediat lokale. /Telegrafi/