Site icon Telegrafi

Vritet një person në Kijevë të Malishevës, arrestohet i dyshuari  

Një person është vrarë sot në orët e paradites në fshatin Kijevë të komunës së Malishevës.

Rastin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë”, tha Elezaj.

Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull, i moshës madhore pa shenja jete.

Sipas Elezajt, lidhur me këtë rast është arrestuar një i dyshuar.

Ndryshe, mësohet se vrasja ka ndodhur për shkak të një prone, ky dyshohet se nipi ka vrarë axhën e tij. /Telegrafi/

 

Exit mobile version