Telegrafi

Vritet një person në Fushë Kosovë, policia arreston të dyshuarin

Një person është vrarë gjatë pasdites së sotme në Fushë Kosovë, ndërsa policia ka arritur ta arrestojë personin i cili dyshohet se ka kryer vrasjen.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:50, ndërsa ngjarjen për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datë 20.07.2020 rreth orës 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njësite policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit te arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalë ne lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për të sqaruar rrethanat tjera të rastit”, tha Hoxha. /Telegrafi/