Një grua është vrarë nga të shtënat me armë zjarri, të mërkurën në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se policia ka marrë informatë rreth orës 20:20, për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Sinidoll.
Policia si dhe mjekët e emergjencës, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë gjetur një person pa shenja jete.
Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Sipas Ahmetit, mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.
Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit./Telegrafi/
Pamje nga vendi i ngjarjes:
https://www.youtube.com/watch?v=NBo97U1P5mc&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=Mjg2NjY&feature=emb_logo