Site icon Telegrafi

Vritet një amerikan në Bregun Perëndimor, SHBA-ja i kërkon sqarime Izraelit

Ilustrim

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi zyrtarisht vdekjen e një qytetari amerikan në Bregun Perëndimor të premten ndërsa i ka kërkuar më shumë informacione qeverisë izraelite.

“I shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes”, tha zëdhënësi për CNN.

Zëdhënësi nuk dha emrin e individit për shkak të konsideratave të privatësisë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu OKB: Dy nëna vriten çdo orë – 16 mijë gra dhe fëmijë të vdekur në Gaza

“Shkaku i respektit ndaj familjes gjatë kësaj kohe të vështirë, nuk kemi asnjë koment tjetër”, tha zëdhënësi.

CNN raportoi më herët të premten, duke cituar agjencinë palestineze të lajmeve WAFA, se Tawfiq Hafiz Ajjaq, 17 vjeç, u qëllua për vdekje.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe policia izraelite i thanë CNN se morën një raport se një oficer policie jashtë detyrës dhe një civil izraelit qëlluan në drejtim të një “individi palestinez të dyshuar për hedhjen e gurëve në zonën e Al-Mazra’a ash-Sharqiya”.

IDF thotë se po shqyrton pretendimet se një ushtar ka qëlluar në drejtim të tij, ndërsa policia izraelite gjithashtu ka nisur një hetim. /Telegrafi/

Exit mobile version