Një 22-vjeçar është vrarë mbrëmë në fshatin Nec të të Gjakovës.
Policia ka njoftuar se lidhur me rastin ka arrestuar një person, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me pushkë gjuetie ka qëlluar për vdekje viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, 26 fishekë dhe një predhë e fishekut”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Telegrafi/