Site icon Telegrafi

Vritet ish avokati i Millosheviqit

Avokati serb, Dragoslav Ognjanoviq është qëlluar për vdekje sot para apartamentit të tij në Beograd.

Dragoslav Ognjanoviq, një avokat i njohur serb është vrarë përpara apartamentit të tij në lagjen e Beogradit të ri.

Policia është ende në vendin ku ka ndodhur vrasja, derisa rrugët përreth janë bllokuar.

Ognjanoviq ishte pjesë e ekipit ligjor të ish-presidentit serb, Slobodan Millosheviq para Tribunalit të Hagës.

Ai gjithashtu ishte avokat mbrojtës në disa raste të profilit të lartë para gjykatës serbe dhe malazeze.

Exit mobile version