Site icon Telegrafi

Vritet edhe një gazetar në sulmin izraelit në Gaza

Qeveria në Rripin e Gazës njoftoi se ushtria izraelite vrau një tjetër gazetar.

Zyra për media e qeverisë në Gaza deklaroi se gazetari palestinez, Mohammed Khalifa u vra në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.

Që nga 7 tetori, ushtria izraelite ka vrarë 99 gazetarë në Rripin e Gazës, raporton aa.

Ushtria izraelite bombardoi shtëpinë e gazetarit, Khalifa në kampin e refugjatëve Nusayrat në pjesët qendrore të Rripit të Gazës.

Lexo po ashtu Lufta në Gazë po cilësohet si një nga më shkatërrueset në histori

Një gazetar palestinez dhe shumë anëtarë të familjes së tij u vranë.

Në deklaratën më parë nga Zyra për media thuhej se “Izraeli i vret gazetarët në Gaza në mënyrë të qëllimshme me synimin për të heshtur të vërtetën e Palestinës, për të fshehur dhe parandaluar që lajmet dhe informacionet të mbërrijnë tek opinioni rajonal dhe ndërkombëtar”.

Ndryshe, ofensiva e Izraelit ndaj militantëve të Hamasit ka filluar pas sulmeve të këtyre të fundit më 7 tetor në territoret izraelite. /Telegrafi/

Exit mobile version