Një kritik i presidentit rus Vladimir Putin është vrarë brutalisht sot në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Denis Voronenkov, 45, u qëllua në kokë në një sulm të stilit të ekzekutimit.
Trupi i tij është gjetur i shtrirë në trotuar pas një ekzekutimi në Kiev.
Thuhet se Denis Voronenkov u qëllua në kokë pasi ai u largua nga një hotel në Kiev.
Ai kishte qenë një kritik i fortë i veprimeve të Kremlinit në Krime dhe Ukrainën lindore, dhe kishte dëshmuar në një gjykim tradhtie ndaj ish-presidentit Viktor Yanukovych, një aleati të fortë të Putinit.
Dmitry Bilotserkovets, një ligjvënës ukrainas, ka thënë se Voronenkov u masakrua jashtë hotelit Premier Palace, në orët e mëngjesit të ditës së enjte, gjë e konfirmuar më vonë edhe nga policia. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=26&v=ldbBuefzmug