Site icon Telegrafi

Vritet ambasadori italian në Kongo, pas një sulmi mbi një kolonë të OKB-së

Ambasadori italian në Republikën Demokratike të Kongos dhe një polic ushtarak që udhëtonte me të janë vrarë në një sulm ndaj një autokolone të Kombeve të Bashkuara atje, tha ministria e jashtme italiane në një deklaratë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, karvani u sulmua të hënën pranë qytetit Kanyamahoro afërsisht në 10:15 të mëngjesit si pjesë e një përpjekjeje për rrëmbim.

Ambasadori italian, Luca Attanasio dhe një polic ushtarak që udhëtonte me të u vranë, tha ministria e jashtme italiane në një deklaratë.

Nuk ishte menjëherë e qartë se kush ishte prapa sulmit dhe nuk kishte asnjë pretendim të menjëhershëm të përgjegjësve.

Sipas faqes në internet të ministrisë, Attanasio kishte qenë shefi i misionit të Italisë në Kinshasa që nga viti 2017 dhe u bë ambasador në 2019.

Dhjetëra grupe të armatosura veprojnë në dhe përreth Virunga, e cila shtrihet përgjatë kufijve të Kongos me Ruandën dhe Ugandën. /Telegrafi/

Exit mobile version