Site icon Telegrafi

Vriten katër ushtarë izraelitë në Gaza

Izraeli ka njoftuar për humbje të reja në radhët e ushtarëve.

Katër ushtarë izraelitë u vranë sot gjatë luftimeve në veri të Gazës.

Ushtarët u identifikuan – të gjithë të moshës 20-22 vjeç – si Yehonatan Joni Keren nga Moledet, Nisim Meytal nga Hadera, Aviv Gilboa nga Neve Tzuf dhe Naor Haimov nga Rosh Ha’ayin.

Një tjetër ushtar u plagos rëndë gjatë luftimeve, shtoi ushtria, shkruan timesofisrael.

Ata të gjithë shërbyen në njësinë elitare Multidomain, ose Njësinë “Ghost”.

Ndryshe, forcat mbrojtëse izraelite ende janë duke i hetuar rrethanat e incidentit vdekjeprurës. /Telegrafi/

Exit mobile version