Site icon Telegrafi

Vriten edhe 33 palestinezë pas një sulmi izraelit në një kamp refugjatësh në Gaza

Të paktën 33 palestinezë, përfshirë fëmijë, u vranë në sulmet izraelite në kampin e refugjatëve në Gaza.

Të paktën 33 persona janë vrarë dhe 85 janë plagosur në sulmet izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Gazës.

Fëmijët ishin në mesin e të vdekurve, sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, ndërsa numri i të vrarëve pritet të rritet pasi disa besohej se ishin të bllokuar nën rrënoja.

Izraeli nuk ka komentuar mbi sulmet e fundit, shkruan skynews.

Banorët e Jabalia thanë se tanket izraelite kishin arritur në zemër të kampit pasi ishin banorët ishin dëbuar në periferi.

Ata thanë se ushtria izraelite po shkatërronte dhjetëra shtëpi çdo ditë, nga ajri dhe toka, duke vendosur bomba në ndërtesa gjersa po shpërthejnë nga distanca.

Ndryshe, numri i të vdekurve në radhët e palestinezëve është mbi 41 mijë gjersa tek janë vrarë rreth 1200 izraelitë që nga 7 tetori i vitit të kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version