Site icon Telegrafi

Vriten dy aktorë gjatë shfaqjes me armën e “rreme”

Dy aktorë kanë gjetur vdekjen pasi gjatë xhirimit të një filmi janë qëlluar me armën që supozohej të mos kishte plumba të vërtetë, por false.

Ngjarja ka ndodhur në Potenza të Italisë tekisa po luhej shfaqja ‘The Night of the Bandits’.

Aktorët Agostino Carullo dhe Donato Gianfredi janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në skenë kur arma e ‘rreme’ ka qëlluar duke nxjerrë plumba të vërtetë në vend të plumbave manovër.

Në mesin e të plagosurve është edhe një djalë 5 vjeçar. Policia ka nisur hetimet për sabotazh dhe vrasje. /Telegrafi/

Exit mobile version