Giacomo Vrioni ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit amerikan MLS me skuadrën e tij New England Revolution.
Sulmuesi shqiptar është në formë jashtëzakonisht të mirë dhe ka qenë vendimtar në fitoren e New England Revolution 2-1 ndaj Atlanta United.
Ishte minuta e 11-të e ndeshjes, kur Vrioni bëri një depërtim të mirë në zonë dhe realizoi një gol të bukur për 1-0.
🤗⚽ #NEvATL • #NERevs pic.twitter.com/Zeh3oeyxV1
— New England Revolution (@NERevolution) July 4, 2024
Në minutën e fundit të pjesës së parë, shqiptari u shërbye bukur nga Buck dhe realizoi sërish gol për ta dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij.
Me dy golat ndaj Atalntas, Vrioni në fund u zgjodh edhe lojtari më i mirë në këtë ndeshje.
Reprezentuesi shqiptar tani ka shkuar në kuotën e shtatë golave në MLS, derisa ka edhe një asistim. /Telegrafi/