Telegrafi

Vrioni në top formë, realizon sërish gol në MLS

Giacomo Vrioni ka vazhduar me formën e shkëlqyer në elitën e futbollit amerikan MLS.

Sulmuesi shqiptar ka gjetur sërish golin në sfidën mes skuadrës së tij New England Revolution dhe Orlando City.

Në fakt skuadra e sulmuesit shqiptar pësoi humbje me rezultat 1-3, përkundër se të parët kaluan në epërsi.

Ishte sulmuesi shqiptar Giacomo Vrioni që realizoi në minutën e 23-të nga afërsia pas asistimit nga Jones për 1-0.

Për Vrionin ky ishte goli i tetë në MLS, teksa në gjashtë ndeshjet e fundit ka realizuar gjashtë gola.

25-vjeçari po kalon sezonin më të mirë në New England Revulution, pasi nuk kishte arritur më parë të realizonte tetë gola në gjysmë të kampionatit. /Telegrafi/