Site icon Telegrafi

Vrioni kërkohet nga dy skuadra italiane, Juventus i cakton çmimin e largimit

Giacomo Vrioni është rikthyer te Juventusi pas huazimit të suksesshëm në kampionatin austriak tek WSG Tirol.

Sulmuesi shqiptar ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në Austri, pasi e mbylli sezonin me 21 gola e pesë asistime në kampionat e Kupën shtetërore.

Por përkundër se është rikthyer te Juventusi, Vrioni nuk pritet të mbetet aty pasi trajneri Massimiliano Allegri nuk e ka në planet e tij.

Zonja e Vjetër është duke menduar ta shes shqiptarin pasi ofertat nuk mungojnë për të.

Dy skuadrat italiane, Sampdoria dhe Cremonese kanë shprehur interesim për transferimin e tij, por problem qëndron shuma që Juventusi po kërkon.

Gjiganti italian i ka bërë me dije skuadrave të interesuara se Vrioni vlen 10 milionë euro.

Ka edhe skuadra të tjera që interesohen për sulmuesin shqiptar nga Holanda, Belgjika, Franca e Turqia.

Gjithsesi largimi i shqiptarit nga Zonja e Vjetër është mëse i sigurt, por mbetet të shihet se ku do ta vazhdoj karrierën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version