Telegrafi

Vret tërë familjen e saj dhe pastaj veten

Policia austriake ka njoftuar sot se janë gjetur gjashtë kufoma në një shtëpi dhe të gjithë ishin nga e njëjta familje, ku në mesin e të vrarëve janë edhe tre fëmijë.

Press Austria raporton se një grua 35-vjeçare qëlloi nënën e saj (59), vëllanë e saj dhe tre fëmijët e saj, të moshës 7 deri në 10 vjeç, përpara se të vriste veten në shtëpinë e tyre në qytetin e Böheimkirchen, në perëndim të Vjenës, transmeton KosovaPress.

Ajo gjithashtu kishte vrarë edhe qenin e familjes.

Nuk është e qartë saktësisht se kur kanë ndodhur vrasjet, por sipas mediave austriake, fëmijët nuk kishin qenë në shkollë për disa ditë dhe pas raportimit nga shkolla për mungesë të fëmijëve, ka ardhur deri të zbulimi i kufomave.

Një fqinj u tha mediave, se familja dukej normale dhe kurrë nuk kishte parë diçka të pa rregullta të ta.

Policia tha se hetimet janë duke vazdhuar.