Site icon Telegrafi

Vret shokun, maqedonasi tenton të arratiset nga Australia

Një maqedonas që jeton përkohësisht në Australi akuzohet se e ka vrarë shokun e tij, me një armë gjuetie me tytë të shkurtuar (shotgun), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas të përditshmes britanike ”the Guardian”, 20 vjeçari, A. R e ka vrarë shokun e tij, M. H (22) duke tentuar që të bëjnë një fotografi ”selfie”, në një dhomë moteli në Melbourne, ku kanë qëndruar bashkë me disa shokë.

Të nesërmen, A. R është munduar që të largohet nga Australia, në drejtim të Maqedonisë, duke i kërkuar një shokut në agjenci udhëtimesh, një biletë fluturimi, me arsyetimin se gjyshen e ka të sëmurë shumë dhe dëshiron të niset sa më parë për ta vizituar.

Ai është ndaluar në aeroport dhe më vonë, ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes. Ai e ka pranuar akuzën. Vrasja ka ndodhur në mars të këtij viti./Telegrafi/

Exit mobile version