Një infermiere në Japoni akuzohet për vrasjen e të paktën 20 pacientëve me një mjet dezinfektues, të cilin ua vendosi në trup me ndihmën e terapisë intravenoze.
30-vjeçarja Ajumi Kuboki nga Spitali Ogucca në Jokahoma, u arrestua me dyshimin për vrasjen e 88-vjeçares Sosa Nishikava në shtator 2016.
Ajo është gjithashtu e lidhur me çështjen e Nobu Yamaki, i cili vdiq dy ditë më vonë. Sosa dhe Nobua ndanë një dhomë në katin e katërt të spitalit.
Pas arrestimit, Kuboki pranoi se ka mbytur dy meshkuj dhe rreth 20 pacientë tjerë në klinikën për përkujdes intensiv. Ajo këtë e kishte bërë gjatë kujdestarisë, në orët e vona për mos të parë askush.
Policia beson se ajo kishte hedhur lëng për pastrim që përbën klorid benzalkonium në damarët e pacientëve. Pas obduksionit, ky komponim kimik është gjetur në njërin nga trupat e të mbyturve.
Arsyeja e vrasjes së pacientëve ka shokuar shumicën. Në fakt, japonezja kishte bërë këtë në mënyrë që të mos ua japë lajmin e vdekjes familjeve të tyre, ‘për t’iu shmangur situatave të pakëndshme’.
Ndryshe, Kuboki ishte punësuar si infermiere në vitin 2015 në Spitalin Oguchi. Një zyrtar spitalor u tha mediave lokale se ajo ‘konsiderohej përgjegjëse’ edhe pse ‘ishte e vështirë të kuptojë se çfarë mendonte në të vërtetë’. /kp/Telegrafi/