Telegrafi

Vreshtarët paralajmërojnë protesta, shkak mospagesa!

Kultivuesit e rrushit ende nuk kanë marrë pagesën për rrush për vitin e kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata që e kanë dhënë rrushin e tyre në bodrumin në rajojnin “Nënvardar” njoftojnë bllokimin e rrugëve të hënën në mënyrë që institucionet kompetente në vend të dëgjojnë në lidhje me problemet me të cilat ata përballen dhe nuk kanë mbrojtje nga askush. Ata thonë se ekzistenca e tyre është e kërcënuar.

Ata shpjegojnë se deri tani më kot kërkuan ndihmë nga disa institucione lokale dhe shtetërore. Ata iu drejtuan MBPU, Ministrisë së Financave, Kryetarit të Negotinës dhe Kavadarit dhe deputetëve nga ky rajon. /Telegrafi/