Site icon Telegrafi

Vrau shokun që e strehoi, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka njoftuar se ka arrestuar 40-vjeçarin i cili vrau shokun e tij duke e goditur me shishe qelqi në kokë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Gjashtë të Sarandës.

“Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Gjashtë, arrestoi shtetasin A. B., 40 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me shishe qelqi shtetasin G. B., 62 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve humbi jetën. Gjithashtu, shtetasi A. B. dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases E. K., banuese në fshatin Gjashtë”, lexohet në njoftimin e policisë.

Sipas gazetares së A2 CNN, Jerola Ziaj, policia dyshon për persona të tjerë të përfshirë në ngjarje. Viktima Gëzim Bizoni ishte divorcuar dhe një vit më parë kishte marrë shokun e tij Admir Ferik Beqiri, të jetonin së bashku.

Kohët e fundit dyshohet që viktima i kishte kërkuar 42-vjeçarit, njëherësh autorit të krimit, të largohej nga banesa. Ky i fundit, sipas hetimeve paraprake, vuante nga problemet me alkoolin.

Në gjendje të dehur autori ka goditur për vdekje me sende të forta 65-vjeçarin Gëzim Bizoni. /Telegrafi/

Exit mobile version