Një person është arrestuar të mërkurën në Deçan, pasi me pushkë gjuetie dyshohet se ka vrarë një qen endacak.
Policia njofton se pushka me shtatë fishekë është konfiskuar.
“Deçan 26.07.2023 – 15:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me pushkë gjuetie dyshohet se ka vrarë një qenë endacak. Pushka me shtatë fishekë është konfiskuar”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. /Telegrafi/