Telegrafi

Vrau dhe hodhi në koshin e plehrave të moshuarin, arrestohet 43 vjeçarin në Fier

Një 43 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Fierit, pas akuzave se në vitin 2015 ka vrarë me thikë një të moshuar.

Sipas policisë, në pranga është vënë Skënder Krasniqi, 43 vjeç, banues në qytetin e Fierit, i cili në vitin 2015 vrau, e mblodhi me çarçaf dhe e hodhi në plehra 82 vjeçarin. Trup i tij u gjet nga banorët e zonës, ndërkohë që në atë kohë efektivët blu bënë me dije që viktima ishte Novruz Likometaj, kreu i Sindikatës së Transportit Publik.

Krasniqi ka deklaruar se të moshuarin e ka vrarë pasi ky i fundit i ngacmonte të motrën.

Mbi të akuzuarin rëndon akuza e “Vrasjes me paramendim”, teksa gjykata ka vendosur arrest me burg.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale./Oranews/