Policia ka ndaluar një person të komunitetit goran si të dyshuar se ka vrarë një derr të egër, duke e cilësuar si gjueti e kundërligjshme.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vraniq të Dragashit ku sipas Policisë i dyshuari në zonën e Gorës kishte vra një kafshë të egër (derr), e të cilin ia kishte shitur një personi tjetër.
Me urdhër të prokurorit nga i dyshuari është konfiskuar arma e gjuetisë me 12 fishekë, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.