Telegrafi

Vrasje në tentativë në Vushtrri, sherri i një prone plagoset një person

Foto: Arkiv/Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vrasjes në tentativë në Vushtrri, ku raportohet se për arsye të një prone ka ardhur deri te rrahja në mes tre personave meshkuj kosovarë dhe si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit njëri nga personat është plagosur.

Rasti ka ndodhur të martën në ora 11:30.

“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë dhe një kaçavidë”, thuhet në raport.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/