Një vrasje në tentativë ka ndodhur të dielën në Sllatinë të Fushë Kosovës.
Rasti ka ndodhur të dielën në ora 19:15, ndërsa viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke udhëtuar me veturën e tij, dyshohet se një person mashkull kosovar, poashtu i cili ishte me veturë, ka shtënë me armë zjarri dyshohet në drejtim të tij.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.62mm, nuk ka pasur të lënduar e as dëme në veturën e viktimës.
I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore. /Telegrafi/