Site icon Telegrafi

Vrasje në tentativë në Prizren, arrestohet i dyshuari 21-vjeçar

Një person është arrestuar si i dyshuar për plagosjen e një personi tjetër në Hoqë të Qytetit të Prizrenit.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie.

Sipas komunikatës, gjatë ditës së sotme policia në Prizren është informuar nga 112, se në fshatin Hoqë e Qytetit te Prizrenit, ka gjuajtje me armë të zjarrit, ku pas marrjes së kësaj informate menjëherë njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes, po ashtu në atë drejtim kishte shkuar edhe ekipi i urgjencës.

“Viktimës i është dhënë ndihma mjekësorë dhe sipas mjekut viktima është jashtë rrezikut për jetë, i njëjti është i lënduar (plagosur) në këmbën e majte. Pas marrjes së ndihmës mjekësorë viktima lirohet për në shtëpi”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, policia njofton se lidhur me rastin hetuesit policor kanë dalë në vend të ngjarjes dhe i kanë ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore.

“Vendi i ngjarjes është proceduar nga hetuesit e Forenzikës. Gjatë procedimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale; dy gëzhoja të pistoletës dhe një kaçavidë. I dyshuari F.K viti lindjes 2000, është arrestuar nga hetuesit e SRH-së, gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar arma me të cilën dyshohet se i dyshuari ka plagosur viktimën”, thuhet tutje në komunikatë.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, pas intervistës me vendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version