Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Prizren, ku një person ka mbetur i plagosur në këmbë pasi ishte qëlluar me armë.
Rasti ka ndodhur të martën, në ora 14:20.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore me ç’rast është konfiskuar një revole me 6 fishekë”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent me vendim të të cilit dy persona të dyshuar që ndërlidhen me rastin dërgohen në mbajtje.
Rasti nën hetime. /Telegrafi/