Një person ka përfunduar në QKUK, pasi i njëjti është therur me thikë pas një mosmarrëveshje që ka pasur me një person tjetër në Prishtinë.
Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti në konsultim me prokurorin po vazhdon të hetohet.
“Prishtinë, 16.12.2021 – 14:40. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në raport. /Telegrafi/