Site icon Telegrafi

Vrasje në tentativë në Prishtinë, viktima jashtë rrezikut për jetë

Një tentim vrasje ka ndodhur mbrëmë vonë në rrugën “Shkupi”, në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:15.

Viktima sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq, ai ka deklaruar se është qëlluar në këmbë me armë nga dy persona të panjohur.

“Rr. Shkupi, Prishtinë  21.08.2021 – 23:15. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi që ishte qëlluar në këmbë me armë zjarri nga dy persona të pa njohur. Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja”, thuhet në raportin e PK-së. /Telegrafi/

 

Exit mobile version