Dy persona janë në kërkim nga Policia e Kosovës për tentim vrasje në Podujevë, pasi kanë sulmuar dy viktima me mjete të forta e më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë dy herë me armë zjarri në drejtim të viktimave, por nuk ka pasur të lënduar.
Sipas Policisë, viktimat pas tretmanit mjekësor në QKMF Podujevë janë dërguar për në QKUK-së për trajtim të mëtutjeshëm.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, një gëzhojë e kalibrit 7.62 mm dhe një zinxhir fyti prej ari.
Ndërsa të dyshuarit nga njësitë policore janë kërkuar në adresën e tyre të banimit por nuk kanë qenë prezent në shtëpinë e tyre. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/