Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht me viktimën, e më pas kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës.
Rasti ka ndodhur të martën në ora 21:45 në rrugën “Nënë Terezë” në Pejë.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 9 mm.
Nuk raportohet për të arrestuar. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim