Site icon Telegrafi

Vrasje në tentativë në Morinë, shtetasi i Shqipërisë raporton se persona të panjohur e kanë plagosur

Foto: Ilustrim/Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një vrasje në tentativë në Morinë të Gjakovës, të martën në ora 02:30.

Në raportin policor bëhet e ditur se shtetasi i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor pasi i njëjti ka deklaruar se pasi ka kaluar me veturën e tij kufirin Shqipëri-Kosovë në drejtim të tij person-a të panjohur kanë shtënë me armë zjarri duke e qëlluar.

“Të njëjtit i është bërë matja me alkool test dhe ka rezultuar pozitiv. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version