Telegrafi

Vrasje në tentativë në Mitrovicë të Jugut, arrestohet i dyshuari

Foto: Ilustrim

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur të enjten e 8 dhjetorit. Ndërkaq, viktimës i ishte ofruar tretman mjekësor pas lëndimeve të marra.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte goditur qëllimisht me veturë viktimën mashkull kosovar, në jug të Mitrovicës.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se viktimës i ishte ofruar tretman mjekësor pas lëndimeve të marra.

“Mitrovicë 08.12.2022 – 12:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte goditur qëllimisht me veturë viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e goditjes viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësorë”, thuhet në raport.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.