Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘vrasje në tentativë’.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 17:58, të së hënës në rrugën ‘Sami Gashi’ në Vaganicë- Mitrovicë, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një revole dhe një karikator i zbrazët, ndërkaq të dyshuarit N.A.,53 vjeçar me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e rastit janë duke ndërmarrë veprime hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin. /Telegrafi/