Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vrasjes në tentativë në Graçanicë, pasi dy persona janë sulmuar me thikë.
Ngjarja ka ndodhur më 01.01.2025 në ora 03:50.
“Dy viktima meshkuj kosovarë janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që dyshohet se janë sulmuar fizikisht (dyshohet me thikë) nga persona të panjohur”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore. /Telegrafi/