Site icon Telegrafi

Vrasje në tentativë në Gjilan, theret me thikë një person

Policia në Gjilan ka nisur të hetoj një rast të vrasjes në tentativë, e cila kishte ndodhur të mërkurën rreth orës 15:00.

Sipas raportit të Policisë, rasti është hapur pasi viktima ka kërkuar ndihmë mjeksore si pasojë e një plagosje me thikë.

Viktima ka deklaruar se është sulmuar nga dy persona të panjohur, njëri prej të cilëve e kishte therur me thikë.

Ai është liruar pas trajtimit mjekësor, teksa rasti është duke u hetuar.

“Gjilan 06.05.2020 – 15:00. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që sipas tij është sulmuar nga dy persona të pa njohur, ku njëri prej tyre e kishte therur me thikë. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version