Telegrafi

Vrasje në tentativë në Gjilan

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të vrasjes në tentativë në Gjilan, ku një person është therur me thikë dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti ka ndodhur të martën në Gjilan, në ora 22:38.

“Viktima mashkull kosovar pas pranimit të ndihmës së parë në spitalin e Gjilanit është dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me thikë”, thuhet në raport.

I dyshuari, mashkull kosovar gjendet në arrati.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/