Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Çagllavicë.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:55.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë i angazhuar si roje në shtëpinë pronarit mashkull kosovar është qëlluar me armë zjarrit nga persona të panjohur”, thuhet në raport.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse ku kanë gjet dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një predhë të kalibrit 9 mm.
Me urdhër të prokurorit është bastisur një lokacion, por nuk është gjetur as personi e as ndonjë provë material. /Telegrafi/