Telegrafi

Vrasje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një vrasje ka ndodhur në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë, rreth orës 17:00.

Në lidhje me këtë është arrestuar një person dhe është konfiskuar arma e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në rrugën ” Ndue Perlleshi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti për Telegrafin.

Ajo bëri të ditur se “një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e  përdorur në rast”.

“Aktualisht jemi në fazën  fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti​”, tha Ahmeti. /Telegrafi/