Telegrafi

Vrasje në Novosellë të Pejës – dyshohet se ndodhi për pronë

Në fshatin Novosellë të Pejës, sot ka ndodhur një vrasje.

Rastin e ka bërë të ditur policia.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 14:40, të së shtunës.

“Pas marrjes së informacionit për rastin në fjalë, policia menjëherë është përgjigjur dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, aty kanë hasur në një trup të shtrirë. Vdekjen e viktimës ka konstatuar edhe mjeku kujdestar”, ka deklaruar Gashi.

Tutje ka thënë se i dyshuari është në arrati teksa policia në kërkim të të dyshuarit dhe në hetim të rastit.

Për arsyet e vrasjes, Gashi nuk ka dhënë më shumë detaje.

Jozyrtarisht raportohet se vrasja se dorasi dhe viktima janë familjarë mes vete (djem të axhës).

Ndërkaq, dyshohet se prona mund të ketë çuar rastin deri te vrasja. /Telegrafi.