Site icon Telegrafi

Edhe një polic i vrarë gjatë përleshjes me armë zjarri në Istog (Video)

Në qendër të Istogut ka ndodhur një përleshje me armë zjarri, si pasojë dy persona kanë vdekur.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Xhevat Ibraj, ka konfirmuar për Telegrafin, se në mesin e të vdekurve është edhe një polic.

Lexo po ashtu Vrasje në Istog, dyshohet edhe për të plagosur

“Mund të ju konfirmojë se ka ndodhur një rast në Istog, ku pas një përleshje me armë zjarri, dy persona kanë vdekur, njëri nga ta është një pjesëtar i Policisë së Kosovës”, ka thënë Ibraj.

Për detaje të tjera, do t’ju njoftojmë përmes një komunikatë, ka theksuar Ibraj.

Telegrafi mëson se polici i vrarë është Izet Demaj nga Istogu.

Ndërkaq, mësohet se rasti ka ndodhur pasi dyshohet se disa persona kishin tentuar ta plaçkisin një bankë në Istog.

Njëri nga ta kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, ndërkaq, i njëjti ka mbetur i vdekur./Telegrafi/

Exit mobile version