Një preson është vrarë nga arma e zjarrit, sot në orët e para të mëngjesit në qytetin e Gjilanit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Sot në orët e hareshme të mëngjesit në Gjilan ka ndodhur një vrasje. Motivet ende nuk dihen. Personi i dyshuar për vrasje është arrestuar dhe janë duke vazhduar hetimet”, konfirmon Hashani.
Ai nuk ka bërë të ditur identitetin e viktimës as të dorasit.
Sipas burimeve të Telegrafit, i dyshuari për vrasje është pjesëtar i Policisë së Kosovës. /Telegrafi/